Homazhe në Tiranë - U mbyt në plazh, kryeqyteti nderon sakrificën e të riut tetovar

Tirana

Homazhe në Tiranë - U mbyt në plazh, kryeqyteti nderon sakrificën e të riut tetovar

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 23:00
Benjamin Ferati

Një grup qytetarësh aktivistë të shoqërisë civile në Tiranë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” për të nderuar 24-vjeçarin nga Tetova e Maqedonisë Benjamin Ferati, i cili humbi jetën për të shpëtuar dy pushuese në Vlorë.

Qytetarët e pranishëm kanë ndezur qirinj pranë fotos së tij, duke e konsideruar Feratin një hero, për shkak të mënyrës tragjike se si ai humbi jetën.

Ngjarja e rëndë hapi edhe njëherë debatin e mungesës së rojeve bregdetare, që cilësohet si shkak i humbjes së tri jetëve.

Megjithatë, pak ditë më parë kryebashkiaku i Vlorës tha për Ora Neës se Portonovo nuk ishte plazh i miratuar nga Ministria e Turizmit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat