Dy djem këmbyen mijëra euro në mes të Tiranës, tronditet pronari kur mëson se ata...

Tirana

Dy djem këmbyen mijëra euro në mes të Tiranës, tronditet pronari kur mëson se ata...

Më: 30 korrik 2017 Në ora: 18:53
ilustrim

Dy persona, meshkuj, kanë arritur që sy për sy, t’ia hedhin bukur dhe pa kuptuar fare, një shtetasi me inicialet A.D, i cili ka një pikë këmbimi valutor në rrugën “Sami Frashri”, në kryeqytet.

Ditën e premte, rreth orës 12:00, në mesditë, ata janë paraqitur në dyqanin e këmbimit valutor të këtij shtetasi, dhe kanë këmbyer një shumë të konsiderueshme valute në euro të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

Pasi kanë këmbyer shumën e madhe të eurove, ata kanë ikur qetë-qetë, por kur më pas e ka kuptuar hilenë pronari i pikës së këmbimit, i shokuar ka bërë denoncimin në Polici.

Ai ka dëshmuar në Komisariat se dy shtetasit, për të cilët ka dhënë edhe detaje të tipareve, me aq sa mbante mend, kanë këmbyer euro me prerje 500-she, 239 copë (ne total 119 500 euro) dhe prerje 200-she 90 copë (ne total 18 000 euro).

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të cilët do të përgjigjen për veprat penale parashikuar nga nenet 183 dhe 143 të Kodit Penal./Panorama

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat