Bllokimi i karburanteve, 20 biznese aplikuan për licencim pas aksionit

Tirana

Bllokimi i karburanteve, 20 biznese aplikuan për licencim pas aksionit

Më: 12 gusht 2017 Në ora: 07:17
Ilustrim

Një ditë pas aksionit të bashkisë së Tiranës për bllokimin e karburanteve të cilët nuk janë të licencuar, dhjetra subjekte po i drejtohen bashkisë për tu pajisur me dokumentacion të plotë dhe shlyerjen e detyrimeve. Drejtori i përgjithshëm i Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë e Tiranës, Arli Naska tha se asnjë biznese nuk mund të ushtroj aktivitetin në mënyrë ilegale.

Tiranë-  Njëzet binzese hidrokarbure që operojnë në qytetin e Tiranës kanë aplikuar për tu pajisur me licencë dhe për të shlyer detyrimet brenda pak orëve nga aksioni i nisur nga bashkia e Tiranës për bllokimin e tyre.

Drejtori i përgjithshëm i Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë e Tiranës, Arli Naska tha se asnjë subjekt nuk mund të ushtrojë aktivitetin e tij në mënyrë të paligjshme.

Naska: U ngarkua drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore në mbështetje me Policinë Bashkiake dhe drejtorinë e licensimit së bashkisë së Tiranës. Nuk është ideja që ne këtë biznes ta mbyllim sepse nuk do të kishte kuptim, por duhet të jetë ligjor. Mund të them që dje ka pasur një fluks interesimi shumë të madh  nga subjektet dhe pagesat e para të tarifave  janë bërë që dje. Sot fluksi dhe interesimi është më i madh, ka aplikime nga të gjitha subjektet, ka dhe pagesa.

Drejtori i përgjithshëm i Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë e Tiranës, Arli Naska tha se vijon puna në terren për kontrollin e bizneseve.

Naska: Tarifa që duhet të paguhet në bashkinë e Tiranës është 3 milionë lekë për një periudhë 5-vjeçare. Bëhet fjalë për tregtimin e hidrokarbureve, benzinës dhe diesel-it. Ndërsa për pikat që tregtojnë gaz është 1 milionë për 5 vjet.

Sipas të dhënave të bashkisë, nga 173 biznese që ushtronin aktivitetin në kryeqytet, vetëm 3 prej tyre aplikuan për licencë dhe u refuzuan për shkak të dokumentacionit të paplotë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat