Tronditet Tirana, identifikohen viktimat e krimit në familje

Tirana

Tronditet Tirana, identifikohen viktimat e krimit në familje

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 11:54
Ilustrim

Një krim në familje ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në Tiranë, ku janë shënuar dy viktima.

Mësohet se ngjarje tragjike ka ndodhur në zonën e njohur si frutikulturë, në Kamëz, ku Halil Lita ka vrarë me armë zjarri gruan e tij, Dije Lita dhe më pas ka qëlluar veten.

Krimi i rëndë ka ndodhur në banesën e tyre, dhe ende nuk dihet rrethanat e ngjarjes. Forca të shumta policie kanë shkuar në banesën ku ka ndodhur ngjarja dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të këtij krimi në familje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat