Tirana moderne, shikoni si ka ndryshuar Policia Bashkiake

Tirana

Tirana moderne, shikoni si ka ndryshuar Policia Bashkiake

Më: 28 gusht 2017 Në ora: 18:19
Policia Bashkiake e Tiranës

Policia Bashkiake e Tiranës, përveç përmirësimit të shërbimit ndaj qytetarëve, vjen tashmë edhe me një imazh të ri.

Punonjësit e saj tashmë kanë në përdorim uniformat e reja, si dhe kanë nisur patrullimin në territorin e Tiranës edhe me biçikleta.

Dy elementë që i japin punonjësit të Policisë Bashkiake më shumë dinjitet dhe autoritet, si dhe e afrojnë atë më shumë me qytetarin, duke i dhënë në të njëjtën kohë më shumë akses në territor.

Është vet kryetari i Bashkisë së Tiranës ai që ka postuar disa foto nga policët me uniformat e reja, teksa ata janë në patrullim me biçikleta në zona të ndryshme.

“Tirana moderne! Policët tonë të Bashksië janë tashmë mbi biçikleta. Shiko përreth për ata nëse të duhet ndihmë në Sheshin Skënderbej, Pazarin e Ri apo nga Parku i Liqenit”,- shkruan Veliaj.

Në dy vitet e fundit Policia Bashkiake ka ndryshuar rrënjësisht, si sa i përket shërbimit që ofron, ashtu edhe në sjellje dhe mjetet që përdor, duke rritur ndjeshëm praninë e saj në terren dhe duke iu përgjigjur në kohë çdo shqetësimi apo ankese që vjen nga qytetarët.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat