Eksploziv tek një dyqan në Tiranë, lënda plasëse nuk ishte aktivizuar

Tirana

Eksploziv tek një dyqan në Tiranë, lënda plasëse nuk ishte aktivizuar

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 12:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Një pako eksploziv por e pa aktivizuar u gjet tek një dyqan në zonën e Tregut Elektrik në Tiranë.

Telefonata e një zonjë që shet rroba të përdorura lajmëruar policinë se në një dyqan rrobash në rrugën “Petro Nini”, pretendohet se është vendosur një pako në dukje si eksploziv.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ku nga verifikimet paraprake rezulton se:

Shtetasia B. A., pretendon se në dyqanin e saj të rrobave, në rrugën “Petro Nini”, i kanë vendosur një pako në dukje si eksploziv.

Ndërsa pas mbërritjes së forcave xheniere rezultoi se nuk ka asgjë me rrezik për banorët pasi ekspozivi ka qenë i pa aktivizuar.

Pakoja është marrë për ekzaminim nga forcat e policisë.

Pronarja e dyqanit është shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje.

Disa muaj më parë pronares i kanë shpërthyer makinën po me lëndë plasëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat