Shkon të rregullojë telefonin, situata del jashtë kontrollit në dyqanin e celularëve

Tirana

Shkon të rregullojë telefonin, situata del jashtë kontrollit në dyqanin e celularëve

Më: 28 tetor 2017 Në ora: 23:00
Gjykata e Tiranës

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 4 muaj burgim një të ri, i cili akuzohet për shkatërrim prone.

Bëhet fjalë për shtetasin S.H. i cili është dënuar nga Gjykata më 24 tetor të këtij viti, me 6 muaj burgim, por që i reduktohet në 4 muaj, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar. S.H., në korrik të këtij viti, ka shkuar në një dyqan celularësh në Tiranë, ku kishte lënë aparatin e tij për servis. I pakënaqur me shërbimin, ai ka nisur të debatojë me punonjësin që gjendej aty dhe më pas është konfliktuar me të.

Ai ka shkatërruar ç’të mundej në dyqanin e celularëve dhe më pas i është kthyer punonjësit, duke e dhunuar fizikisht.

Ky i fundit ka mundur të largohet, por S.H. e ka ndjekur nga pas duke marrë edhe një mjet prerës në një dyqan fruta-perimesh dhe ka tentuar ta godasë punonjësin. Por fatmirë- sisht është ndalur në kohë nga uniformat blu. Në vendimin e Gjykatës së Tiranës, që mban datën 24 tetor 2017 shkruhet:

“Në datën 06.07.2017, rreth orës 17.00, i pandehuri S.H. ka shkuar te një servis riparimi telefonash celular dhe ka filluar të debatojë me punonjësin e këtij servisi për shkak të riparimit të telefonit të tij. Në një moment, ai është irrituar dhe ka filluar duke thyer çdo gjë që ndodhej në atë servis, si aparate celularë, laptopë, banakët e servisit etj. dhe ka sulmuar fizikisht punonjësin, duke e dëmtuar në pjesë të ndryshme të trupit.

Ky i fundit ka arritur të dalë jashtë nga servisi në rrugë, por i pandehuri e ka ndjekur. Ai ka marrë dhe një thikë te një dyqan fruta-perimesh dhe me të në dorë e ka ndjekur, por pa arritur ta kapë”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat