Policia e Tiranës s’e lë burrin të shes në rrugë, fjalët e tij do t’u mbushin me lotë

Tirana

Policia e Tiranës s’e lë burrin të shes në rrugë, fjalët e tij do t’u mbushin me lotë

Më: 5 nëntor 2017 Në ora: 22:47
Policia bashkiake ua sekuestroi produktet dy shitësve që janë babë e bir.

Është bërë aq e shpeshtë situata kur policët bashkiakë sekuestrojnë mallrat e shitësve të vegjël që dalin për bukën e gojës, sa tashmë të bën përshtypje nëse nuk sheh diçka të tillë.

Të bëhet normale një situatë e tillë, do të thotë se reagimi shoqëror ka vdekur fatkeqësisht. Ama pushteti mbahet i fortë dhe nuk është çudi që të mbahet me të tilla sekuestrime të maskuara si “lirim i hapësirave publike”.

Ndërkohë, me leje të bashkisë janë hapur qindra kioska “Pepsi” anembanë Tiranës, të cilat kanë mbirë vend e pa vend, në korsi biçikletash, në parqe, në stacion autobusi, në hyrje të lagjes, në dyer shkollash dhe universitetesh, por askush nuk thotë se ato po zënë hapësira publike.

Një qytetar ka shkruar për JOQ.al:

Përshëndetje JOQ! Tani te ish-parku i autobusëve policia bashkiake ua sekuestroi produktet dy shitësve që janë babë e bir. Turp more çfarë bëhet! I seleksiononin se nuk i morën të gjitha.

Shitësi iu tha policëve: Pse s’më pyesni sa fëmijë kam pa punë dhe sa kohë kemi pa bukë?!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat