Pylli Orbital, Bashkia e Tiranës vijon mbjelljen e pemëve në Liqenin e Farkës - Bota Sot
Pylli Orbital, Bashkia e Tiranës vijon mbjelljen e pemëve në Liqenin e Farkës

Tirana

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Pylli Orbital, Bashkia e Tiranës vijon mbjelljen e pemëve në Liqenin e Farkës

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 14:13
Liqeni i Farkës

Liqeni i Farkës po shndërrohet dita ditës në një park të mirëfilltë dhe në një nga destinacionet më të frekuentuara të qytetarëve të Tiranës për të kaluar fundjavat dhe kohën e lirë.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu me miqtë edhe mikeshat nga qendrat sociale. Më vjen mirë që pavarësisht se shumica e atyre që shkojnë në qendrat tona sociale janë në moshë të thyer, ndihen të rinj në shpirt. Besoj se paja më e mirë që i lëmë qytetit, pavarësisht nga mosha jonë, është një qytet më i gjelbër, me më shumë pemë, me më shumë oksigjen. Dua të falenderoj shumë të moshuarit që na japin ne të rinjve shembuj se si jetohet jeta me vepra dhe jo me fjalë. Më vjen mirë që ky kontribut shkon për të pasuruar parkun e Farkës”, tha kryebashkiaku Erion Veliaj.

Ai nënvizoi se falë vëmendjes së kushtuar në këto dy vite në këtë zonë, Parku i Liqenit të Farkës po merr formë të plotë, ku veç mundësive për aktivitete sportive, po krijohet edhe një hapësirë e tërë me pemë dhe bimësi të tjera. “Sa herë vijmë në Farkë shkojmë edhe 100 metra më tej dhe në njëfarë mënyre, po ndodh një pushim i gjelbër i Farkës, ku çdo herë që kthehemi me 100-150 fidanë, kemi arritur ta shndërrojmë në parkun e dytë të Tiranës, për të thënë që sot Tirana ka dy parqe të kompletuara”, theksoi Veliaj.

Ai i ka bërë thirrje edhe një herë të gjithë bizneseve, por edhe atyre individëve që kanë një rast gëzimi që duan ta fiksojnë në memorie, ta bëjnë këtë nëpërmjet dhurimit të një peme për pasurimin e parqeve dhe hapësirave të tjera në qytetet, siç janë lulishtet apo rrugët. “Dua që t’i ftoj të gjitha, shoqatat, organizatat, kompanitë, bizneset, sipërmarrjet, kush ka mundësi, kush ka takat, një pemë, 100 pemë, 1000 pemë, çdo dhuratë vlen dhe ne jemi njësoj mirënjohës pavarësisht se dikush na fal 1 apo 1000 pemë”, u shpreh Veliaj.

Kryetari i bashkisë bëri të ditur gjithashtu synimin për të vendosur këtë vit një rekord në qytetin e Tiranës sa i përket mbjelljes së pemëve dhe gjelbërimit të qytetit. “Ne duam që ta shfrytëzojmë maksimalisht muajt nëntor, dhjetor, janar, shkurt, mars për t’u siguruar që thyejmë rekordin tonë të 50 mijë pemëve që mbollëm vjet, për të kaluar në 100 mijë pemë sivjet. Nëse vazhdojmë me këtë ritëm do ta thyejmë këtë rekord dhe do të ndjehemi krenarë që ndoshta nuk bëmë gjithçka, por lamë një qytet më të pastër, më të gjelbër, me më shumë oksigjen”, bëri të ditur kryebashkiaku Veliaj.

Deri më tani në liqenin e Farkës janë mbjellë 3200 fidanë të drurëve dekorativë, si dhe 2000 rrënjë fidanë ulliri e pyjorë në territore publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test