Bashkia e Tiranës rehabiliton këndin e lojërave te Komuna e Parisit - Bota Sot
Bashkia e Tiranës rehabiliton këndin e lojërave te Komuna e Parisit

Tirana

E martë, 12 dhjetor 2017

Bashkia e Tiranës rehabiliton këndin e lojërave te Komuna e Parisit

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 10:42
Bashkia e Tiranës rehabiliton këndin e lojërave te Komuna e Parisit

Krahas ndërtimit të këndeve të reja, një vëmendje të posaçme Bashkia e Tiranës po i kushton edhe mirëmbajtjes së këndeve të ndërtuara deri më tani.

Sipas planit të punës për mirëmbajtjen, specialistët e Bashkisë së Tiranës kanë rigjeneruar gjelbërimin e sheshi rekreativ te Komuna e Parisit.
 
Gjithashtu është bërë dhe pastrimi dhe riparimi I moduleve të lojërave të dëmtuara, ndërsa po punohet për zëvendësimin e bimësisë sezonale.
Këndi i lojërave për fëmijë në “Komunën e Parisit”, shërben edhe si një shesh pushimi për të moshuarit dhe banorët e zonës.
 
Sipërfaqja totale e sheshit është rreth 800 m2, ku gjysma e sipërfaqes është e gjelbëruar dhe gjysma tjetër është dedikuar për këndin e lojërave dhe të pjesëve për kalim.
 
Bashkia vazhdimisht u ka bërë thirrje qytetarëve që të mirëmbajnë këndet e lojërave dhe ambientet publike si një pasuri e përbashkët e gjithë qytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test