Zbulohen detaje të reja, polici Ermal Bregu dyshohet për lidhje me një grup kriminal në Tiranë - Bota Sot
Zbulohen detaje të reja, polici Ermal Bregu dyshohet për lidhje me një grup kriminal në Tiranë

Tirana

E diel, 17 dhjetor 2017

Zbulohen detaje të reja, polici Ermal Bregu dyshohet për lidhje me një grup kriminal në Tiranë

Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 20:51
Ermal Bregu u plagos mbrëmë gjatë një konflikti në një lokal.

Efektivi i policisë së Tiranës, Ermal Bregu, që u plagos mbrëmë gjatë një konflikti në një lokal, dyshohet se ka pasur lidhje dhe ka ndihmuar me informacione një grup kriminal në kryeqytet. Më herët, ndaj 33-vjeçarit Bregu ka pasur edhe një ndjekje disiplinore nga drejtoria e standardeve ne Ministrinë e Brendshme.

Efektivi i komisariati nr.1, Ermal Bregu, i plagosur mbrëmjen e së martës në ambientet e një lokali pranë ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë, dyshohet se është i përfshirë në një aktivitet të jashtëligjshëm me një nga grupet kriminale në kryeqytet.

Burime konfidenciale bëjnë të ditur për ABC News se 33-vjeçari, ka ndihmuar një prej grupeve kriminale në Tiranë me informacione dhe lehtësira për lëvizjen e anëtarëve të bandës. Ndaj Bregut kishte pasur më herët edhe një tjetër incident. Efektivit të krimeve në komisariatin nr.1., i kishin djegur automjetin luksoz rreth 2 vite më parë.

Ndërkohë që i riu ka folur për herë të parë për plagosjen e ndodhur të martën, në prani edhe të oficerëve të policisë gjyqësore. Ai e ka quajtur atentatin aksidental dhe pa lidhje me detyrën që ushtron.

Sipas Ermal Bregut, ai kishte debatuar fillimisht me Danjel Manushin, i cili është njëri prej dy personave të shpallur në kërkim nga policia. Manushi dyshohet se ka qëlluar disa herë mbi efektivin por, fatmirësisht mbeti i plagosur me një plumb në trup.

Por këto pohime nuk e kanë bindur grupin hetimor, pasi ngjarja, sipas burimeve nga hetimi, mund të lidhet edhe me të kaluarën e 33-vjeçarit. Më herët për Ermal Bregun, efektiv në komisaritin nr.1 në Tiranë, ka pasur edhe një ndjekje disiplinore nga Drejtoria e Standardeve në Ministrinë e Brendshme. Por në përfundim nuk ka pasur asnjë masë ndaj tij.

Ndërkohë, për ngjarjen e rëndë të ndodhur të martën pranë ish-parkut të autobusëve në kryeqytet, uniformat blu kanë sekuestruar kamerat e sigurisë të lokalit, ku ishte fiksuar momentin e të shtënave me armë zjarri dhe largimi i autorëve nga vendi i krimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test