Detajet/ Makina e biznesmenit hidhet në erë me tritol në mes të Tiranës - Bota Sot
Detajet/ Makina e biznesmenit hidhet në erë me tritol në mes të Tiranës

Tirana

E premte, 15 dhjetor 2017

Detajet/ Makina e biznesmenit hidhet në erë me tritol në mes të Tiranës

Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 11:25
Makina e biznesmenit

Është zbuluar identiteti i personit të cilit i është vënë tritol në makinë këtë të enjte në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën pranë Kopshti Botanik në kryeqytet, ku makina e biznesmenit B. Vrapi është hedhur në erë nga një sasi e konsiderueshme tritoli e cila ka alarmuar të gjithë banorët e zonës.

Automjeti i tipit Volkswagen “Bora” me targat AA 946 EE është shkatërruar plotësisht. Ësohet se Ndok Rajta ka në pronësi një firmë inertesh. Shtetasi 42 vjeçar është paraqitur tashmë në polici për të dhënë dëshminë e tij.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka patur të plagosur pasi automjeti ka qenë i parkuar në momentin kur ka ndodhur ndezja e tritolit e cila dyshohet se ka qenë më shumë se 200 gr (C4).

Policia ende nuk ka dalë me një komunikatë zyrtare në lidhje me ngjarjen e rëndë e cila ka ndodhur në një zonë të populluar në Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test