Erion Veliaj ndez dritat e Pemës së Krishtlindjeve - Bota Sot
Erion Veliaj ndez dritat e Pemës së Krishtlindjeve

Tirana

E hënë, 18 dhjetor 2017

Erion Veliaj ndez dritat e Pemës së Krishtlindjeve

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 19:12
Erion Veliaj, në prani të shumë fëmijëve, ka ndezur dritat e pemës së madhe të Krishtlindjeve, në sheshin “Skënderbej”.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në prani të shumë fëmijëve, ka ndezur dritat e pemës së madhe të Krishtlindjeve, në sheshin “Skënderbej”.

Sheshi nuk është i vetmi vend i zbukuruar, pasi dritat janë ndezur në të gjitha rrugët e kryeqytetit. Qyteti i Tiranës i është bashkuar festimeve për festat e fundvitit dhe kryebashkiaku Veliaj ua dedikoi fesimet në mënyrë të veçantë fëmijëve. “Festat janë një kohë e bukur për çdo familje, janë periudha më e bukur e vitit, janë gjërat e vogla që na gëzojnë. Të kërkojmë më të mirën nga vetja dhe solidarizohemi me njëri tjetrin. Shteti e bashkia nuk mund t’i bëjë të gjitha, por nëse shihni ndonjë person në hall, ndihmojeni. Tregoni që Tirana është bujare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test