Arrestohet “makthi” i shoferëve në Tiranë - Bota Sot
Arrestohet “makthi” i shoferëve në Tiranë

Tirana

E martë, 23 janar 2018

Arrestohet “makthi” i shoferëve në Tiranë

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 12:35
Policia

Artur Karma ra në prangat e policisë i akuzuar për shumë vjedhje të ndodhura në Tiranë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.2  kanë arrestuar  shtetasin:

• Artur Karma, 41 vjeç, banues në Tiranë 

Ky shtetas më datë 09.12.2017,  dyshohet se ka vjedhur disa goma të llojeve  të ndyshme në një gomisteri në bulevardin "Bajram Curri", të shtetasit G.R., 29 vjeç.

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas  dyshohet dhe si autor i ngjarjeve  ndodhura si më poshte :

Më datë 23.08.2017, dyshohet se ka vjedhur kasetofonin dhe navigatorin e mjetit tip “Golf” të shtetases A.B., 27 vjeçe.

Më datë 14.10.2017, dyshohet se ka vjedhur gomat e mjetit “Chevrolet” të shtetasit A.B., 31 vjeç.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor e të tjera vjedhjeve që ky shtetas  dyshohet se mund të ketë  kryer.

Materialet  i'u referuan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test