Kosto e jetesës, Tirana vendi i tretë më i lirë në rajon - Bota Sot
Kosto e jetesës, Tirana vendi i tretë më i lirë në rajon

Tirana

E diel, 25 shkurt 2018

Kosto e jetesës, Tirana vendi i tretë më i lirë në rajon

Më: 18 janar 2018 Në ora: 10:42
Tirana

Kosova, Maqedonia dhe më pas Shqipëria janë vendet që kanë çmime më të lira të produkteve ushqimore dhe kosto më të ulët jetese në rajon, sipas të dhënave krahasuese që raportohen nga Numbeo.com për 2018.

Sipas të dhënave të marra në shqyrtim, Shqipëria është vendi i tretë më i lirë në rajon, ku me kostot më të lira rezulton Prishtina dhe më pas Shkupi.

Më i shtrenjti në rajon është Podgorica, me 44.68 pikë përllogaritje të indeksit, ndjek Beogradi me 43.99; Sarajeva me 42.50, Tirana me 39.33, Shkupi me 38.51 dhe Prishtina me 29.25.

Çmimet e kategorive të marra në konsideratë: çmimet ushqimore, restorantet, transporti dhe shërbime të ndryshme.

Numeo.com ka marrë në studim 540 qytete botërore, ku ka analizuar kostot e tyre të jetesës për 2018.

Indeksi i kostos së jetesës nga Numbeo është një tregues relativ i çmimeve të mallrave të konsumit, duke përfshirë ushqimet, restorantet, transportin dhe shërbimet. Indeksi nuk përfshin shpenzimet e akomodimit si qiraja ose kredia.

Përllogaritja e pikësimit të indeksit bëhet në raport me Nju Jork (SHBA). Që do të thotë se për New York City, çdo indeks duhet të jetë 100 (%). Nëse një qytet tjetër ka, për shembull, indeksin e qirasë prej 120, kjo do të thotë që mesatarisht në atë qiratë qyteti janë 20% më shtrenjtë se në New York City. Nëse një qytet ka indeks të qirasë prej 70, kjo do të thotë në një mesatare se qiratë në atë qytet janë 30% më pak të shtrenjtë se në Nju Jork.

Një studim i mëparshëm, sa i përket kostot së jetesës, është kryer nga Traveltables.com. Sipas tyre, Shqipëria kategorizohet në grupin e dytë të kostove të jetesës, e krahasuar me çmimet mesatare botërore, sipas së cilës, kostoja e jetesës arrin 61% të kostos mesatare botërore.

Për shtetet rajonale, të dhënat tregojnë se Maqedonia ka koston e jetesës më të lirë në Ballkan, sa 55% e kostos mesatare botërore; Mali i Zi 73%, ndërsa Serbia dhe Bosnja 62%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test