Dëborë edhe në Tiranë? Ja dita kur pritet të ketë reshje - Bota Sot
Dëborë edhe në Tiranë? Ja dita kur pritet të ketë reshje

Tirana

E diel, 27 maj 2018

Dëborë edhe në Tiranë? Ja dita kur pritet të ketë reshje

Më: 19 janar 2018 Në ora: 08:26
Ilustrim

Dalja nga shtrati e lumit Shkumbin, në Urën e Rrogozhinës ka shkaktuar përmbytje në zonën e Çermës në Lushnje.

Uji ka mbuluar sipërfaqe të tëra toka bujqësore, por nuk raportohet për dëme në banesa.

Mësohet se rreth 70 hektarë tokë bujqësore janë nën ujë, ndërsa sipërfaqet e tokave të përmbytura janë të mbjella në grurë dhe perime dimërore.

Probleme nga moti i keq ka pasur edhe në zona të tjera. Në veri dhe në juglindje disa fshatra kanë mbetur të bllokuar për shkak borës.

Ndërkohë meteorologët parashikojnë që në fundjavë i gjithë vendi të përfshihet nga reshje shiu e bore me intensitet të lartë. Sipas tyre, nuk përjashtohet mundësia që pasditen e së shtunës dhe pjesën e parë të ditës së dielë reshje bore të bien edhe në kryeqytet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test