Publikohen foton e autorit që vrau me armë zjarri ditën e sotme studenten e juridikut Ariela Murati, 21 vjeçe dhe më pas veten.
Ngjarja ndodhi në derën e Fakultetit të Mjekësisë, në kryeqytet.
Aldison Beluli 23 vjeç nga Fieri ka qëlluar për vdekje me armë zjarri studenten e Juridikut, pasi vajza ka refuzuar kërkesën për lidhje dhe më pas veten.
E reja është qëlluar me disa plumba, teksa po shkonte në shtëpinë e motrës së saj dhe ka ndërruar jetë në spital. Autori ndodhet në gjendje të rëndë në reaminacion.
Dy të rinjtë kanë qenë nxënës të shkëlqyer në shkollën e mesme “Sotir Kapo” në Zharrez të bashkisë Patos nga ku na nisur dhe lidhja e tyre pasionante.
Mësohet se para një jave Aldison Beluli është grindur me familjarët për këtë çështje, pasi ata i kanë kërkuar që të mos e shqetësonte më Ariela Muratin.