Vijnë autobusët e parë elektrik, ja linja e parë e gjelbër në Tiranë - Bota Sot
Vijnë autobusët e parë elektrik, ja linja e parë e gjelbër në Tiranë

Tirana

E hënë, 21 maj 2018

Vijnë autobusët e parë elektrik, ja linja e parë e gjelbër në Tiranë

Më: 26 janar 2018 Në ora: 10:36
Vijnë autobusët e parë elektrik

“Tirana Green City” nuk është më thjesht një slogan por një revolucion që ka nisur.

Bashkia e Tiranës ka vendosur që të nxisë transportin e gjelbërt publik. Në total janë tre drejtimet që po punohet: E para ka të bëj me shtimin e korsive të biçikletave dhe ardhjen në Mars të 4 mijë biçikletave në Tiranë, e dyta ka të bëj me nxitjen e rinovimit të flotave të taksive në taksi elektrike, dhe e treta dhe më e rëndësishmja është transporti urban. Ashtu siç edhe kishte premtuar kryebashkiaku Erion Veliaj, Tirana shumë shpejt do të ketë linjën e parë të transportit urban krejtësisht të gjelbër. 

Këshilli Bashkiak që do të mblidhet me datë 31 janar do të diskutojë ndërmjet të tjerave edhe propozimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës krijimi i një linje të re transporti dhe që për shkak se do të jetë me autobusë elektrik do të emërtohet si “Linja e Gjelbër”.

Burime nga Bashkia e Tiranës kanë bërë të ditur se kjo linjë do t'i ofrohet asaj kompanie që do mundësojë sjelljen në Tiranë të autobusëve elektrik. Këtë e ka bërë të ditur më parë edhe vet kryebashkiaku Veliaj, i cili ka theksuar se bashkia do të incentivojë të gjithë ata që do të sjellin mjete të transportit që janë miqësore me ambientin.

Linja e re sipas projektvendimit të paraqitur në Këshill Bashkiak do të përshkrojë itinerarin nga Pallatri me Shigjeta – Porcelan – Rruga e Dibrës – Stacioni i Trenit – Sheshi Shqiponja  dhe për të mbërritur sërisht te Pallati me Shigjeta.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test