Detajet/ Ja kush është viktima që u vra me 5 plumba në Tiranë - Bota Sot
Detajet/ Ja kush është viktima që u vra me 5 plumba në Tiranë

Tirana

E enjte, 21 qershor 2018

Detajet/ Ja kush është viktima që u vra me 5 plumba në Tiranë

Më: 29 janar 2018 Në ora: 19:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Është identifikuar viktima e atentatit të ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Burime policore  se ai është Devi Kasmi, 41 vjeç. 

Burime zyrtare nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se atentatorit, me skadandër në kokë, fill pas krimit është larguar me një motor në drejtim të Shërbimit Informativ të Shtetit, duke përfituar nga rrugica e errët ku qëlloi me 5 plumba mbi viktimën.

Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Janë ngritur pika të shumta kontrolli, si dhe po krihet zona.

Grupi hetimor në vendngjarje po fikson dhe grumbullon çdo provë që mund të çojë në identifikin e autorit.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test