Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka refuzuar kërkesën e deputetëve të opozitës për tu dëgjuar në komisionin e Medias lidhur me projektligjin për teatrin që ka kaluar në Kuvend me procedurë të përshpejtuar.
Veliaj ka sqaruar përmes një letre të gjatë arsyet e mungesës në këtë komision.
Kërkesa për dëgjesën ishte firmosur nga deputetët e opozitës në Komisionin e Medias, me argumentin se projektligji i propozuar është në kundërshtim me Kushtetutën dhe disa ligje të tjera.
Në çështjet e rendit të ditës, deputetët e opozitës kanë përfshirë për diskutim edhe mënyrën sesi do të zhvillohet territori përreth Teatrit Kombëtar.