Pse po i shpenzoj paratë e mia tani…

Turizëm

Pse po i shpenzoj paratë e mia tani…

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 20:37
Geraldine Rudge

Ditëlindja ime e 65-të po afron me shpejtësinë dhe saktësinë e një rakete Exocet.

Është ironike se ne e kalojmë rininë duke dëshiruar që të jemi më të moshuar, dhe moshën e mesme duke uruar që të ndalojë koha.

Por nuk do të zhytem në dëshpërim.

E kundërta.

Për ditëlindjen time do e trajtoj veten me një fustan të Vivienne Westwood, një prerje flokësh nga Nicky Clarke dhe një darkë në një prej restoranteve më të mirë në Londër, Le Gavroche.

Nuk jam e pasur.

Jam përfaqësuese asaj që njihet si “gjenerata e kohës së artë”, njerëz në të 60-tat, që po i shpenzojnë paratë tani, në vend që t’i lënë në testament.

Nuk kam qenë kurrë kështu.

Deri në moshën 64-vjeçare kam kursyer.

Si shkrimtare, kam mësuar të jetoj në modesti.

Prindërit e mi besonin se duhej të lije sa më shumë të ardhura në testament për katër fëmijët, duke refuzuar që të shpenzojnë kursimet e tyre për luksin që e meritonin.

Mamaja ime, Jean, nuk zhytej në kursime.

Njëherë udhëtoi me autobus në Paris dhe bleu një buzëkuq Chanel- prandaj gjithmonë përdor buzëkuq Chanel në kujtim të saj.

I admiroj shumë prindërit e mi, por shumë gjëra kanë ndryshuar nga gjenerata e tyre në timen.

Vëllezërit e motrat e mia janë martuar dhe kanë një jetë të rehatshme, prandaj nuk u duhet ndihma ime.

Ndryshe nga ata, unë nuk u martova kurrë dhe nuk kam fëmijë.

Gjithmonë kam menduar se do ua lija pasurinë time nipërve dhe mbesave.

Por tashmë ndjenja e fajit se po shpenzoj trashëgiminë time, ka ikur.

Dhe nuk jam e vetmja.

Gjysma e prindërve britanikë e pranojnë se nuk po u lënë gjë fëmijëve në testament.

Gjenerata e ‘kohës së artë’ po i shpenzojnë kursimet e tyre për trajtime luksi, pushime dhe udhëtime për teatër.

Financiarisht jam pjesë e asaj gjenerate me fat, që u rrit në vitet ’60, kur kishte shumë vende pune dhe blerja e një prone ishte e përballueshme.

E kam blerë apartamentin e parë kur isha 26 vjeç me kredi, u bëra e para femër në familje që merrja kredi, pasi deri në mesin e viteve ’70, kreditë i merrje vetëm nëse kishe një mashkull si garanci.

E kuptova se mund të kem një jetë të pavarur dhe të gjithë të mirat e një marrëdhënie të pakufizuar nga një partner.

Kam punuar fort për dekada.

Tashmë që kam ndaluar, e di se është koha të merrem me gjëra të tjera.

Dua të mësoj se si bëhet një parfum, të flas mirë italisht dhe të pikturoj.

Ah, pastaj janë udhëtimet.

Mirupafshim udhëtime në klasin e ulët.

Në fund, kur të jem e brishtë, do paguaj për të marrë atë kujdesin e duhur në shtëpi për sa më gjatë të jetë e mundur.

Dhe e mira e kësaj është se sa më shumë shpenzon kur je gjallë, aq më pak taksa të merr qeveria kur vdes.

Ju lutemi, një biletë të klasit të parë për Nju Jork.

*Marrë me shkurtime nga Daily Mail

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat