Durrës, pushuesit pickohen edhe nga peshq helmues!

Turizëm

Durrës, pushuesit pickohen edhe nga peshq helmues!

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 17:38
ilustrim

Fluks pushuesish që kërkojnë ndihmë mjekësore në plazhin e Durrësit. Mjekët bëjnë me dije se ditët e fundit kanë zhvilluar deri në 120 vizita në ditë ndërsa deklarojnë se rastet më të shpeshta të hasura janë helmimet ushqimore dhe pickimet nga insektet.

Numri i pushuesve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore mund të jetë edhe më i madh pasi shumë pushues nuk janë të informuar për ekzistencën e qendrave shëndetësore në plazhe duke shkuar për të marrë shërbime në qendrat e qytetit.

Liri Alimani, mjeke e përgjithshme thekon se, “Ne po arrijmë deri në 120 vizita ditore. Këtu punojmë 3 mjekë dhe 3 infermierë non stop. Paraqiten raste të ndërlikuara, helmimet ushqimore kryesisht. Dominojnë pickimet nga insekte, nga grenxa, nga bleta, dhe pickimet në det brenda që janë gaforret, peshqit helmues, apo meduzat që janë karakteristike”.

Në bregdetin e Durrësit janë ngritur tri qendra shëndetësore, në Sektorin Hekurudha, te Shkëmbi i Kavajës dhe në Currila, të cilat janë në gatishmëri të plotë 24 orë në ditë për t’u ardhur në ndihmë pushuesve që kanë zgjedhur për të pushuar në bregdetin Adriatik.

Qendra shëndetësore e instaluar në sektorin hekurudha është ajo që ka pritur fluksin më të lartë të pacientëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat