Mediumi australian: Shqipëria, vendi që do të surprizojë turistët

Turizëm

Mediumi australian: Shqipëria, vendi që do të surprizojë turistët

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 12:43
Vlora

 Bukuria bregdetare dhe malore e Shqipërisë vazhdon të suprizojë turistët e huaj.

Nuk kanë të ndalur mediumet e huaja duke e renditur Shqipërinë mes destinacioneve që duhet vizituar patjetër.

Me Spanjën krahasohet vija bregdetare e vendit tonë nga nga australiania news.com.au. 

Shqipëria rendite mes vendeve si India, Bolivia, Kamboxhia, Bullgaria, Vjetnami dhe Laos. “Nëse jeni duke kërkuar vende për turizëm të aventurës, por pa shpenzuar një mal me para atëherë, duhet të vizitoni një nga këto shtatë destinacione dhe kështu nuk do të‘ rrënoni bankën’, shkruan portali australian.

Shqipëria ka mbetur e pazbuluar nga turistët për shkak të kaluarës së regjimit komunist, thuhet në këtë medium.

Kush e ka vizituar Shqipërinë ka dalluar veçantinë dhe bukurinë e saj. Ky vend dallohet për plazhet me rërë, panoramat malore si dhe jetën e zhurme të natës që të fal kryeqyteti. Është një vend që promovon turizëm me çmime të ulëta dhe plazhet e saj shpesh janë ato që kanë qenë në Spanjën e 50 viteve më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat