National Geographic Travel rekomandon “Via Dinarica” si një ndër 5 udhëtimet më të mira gjatë vitit 2017

Turizëm

National Geographic Travel rekomandon “Via Dinarica” si një ndër 5 udhëtimet më të mira gjatë vitit 2017

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 19:44
Dinarica

Prestigjozia amerikane National Geographic Travel rekomandon “Via Dinarica” si një ndër 5 udhëtimet më të mira në natyrë që duhen vizituar gjatë vitit 2017.

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Milva Ekonomi bën të ditur përmes një statusi në rrjetin social ‘facebook’ se “bashkë me Österreichische Botschaft Tirana/Ambasada Austriake Tiranë, tur operator të ndryshëm dhe partner të tjerë kemi krijuar një grup bashkëpunimi, i cili po punon që ky shteg rajonal të promovohet siç duhet dhe jetë një vlerë e shtuar në produktin turistik që ofron vendi ynë”.

Brezi i quajtur Dinaric, po tërheq përherë e më shumë turistët e lëvizjes. Ky brez përfshin disa shtete evropiane dhe ballkanike.

Pak kohë më parë, prestigjiozja britanike “The Guardian” e konsideroi si një nga dhjetë destinacionet kryesore të aventurës në Europë.

Bëhet fjalë për “Via Dinarica”, një shtegtim në tetë shtete ku përshkohen 2,000 km.

Me anë të këtij udhëtimi, të pasionuarit pas turizmit aktiv e të aventurës do të kenë mundësi të udhëtojnë përmes Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjë- Hercegovinës, Malit të Zi, Shqipërisë, Serbisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Via Dinarica, ky shtegtim i gjatë, i ka fillesat në vitin 2009-2010, por Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi u shtuan si destinacione shtegtimi në vitin 2013.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat