Der Standard: Vizitoni panoramën e mrekullueshme të Brezovicës

Turizëm

Der Standard: Vizitoni panoramën e mrekullueshme të Brezovicës

Nga: Bota sot Më: 12 janar 2017 Në ora: 14:38
Brezovica

Shumë media perëndimore kanë shkruar kohët e fundit për “shpatet e pjerrta” dhe “panoramën malore” të Kosovës, ku konkretisht mendohet për Brezovicën. “Gjatë Lojërave Olimpike në Sarajevë (1984) është kuptuar se Brezovica ka kushte më të mira atmosferike sesa Sarajeva: kjo për shkak të lartësisë mbidetare 1700 metra, që mundëson mbajtjen për një kohë më të gjatë të dëborës në rajonin në afësi të Prizrenit, shkruan Der Standard.

Për të interesuarit austriakë, por jo vetëm, më pas jepet një faqe interneti për të ndihmuar ata të udhëtojnë drejt Brezovicës. Faqja e parë është brezovica-freeride.com, ndërsa hotelet e Kosovës më lehtë mund të rezervohen në faqen woodlandhotel-ks.com ose përmes faqes gjermane mountain-action.de ku një akomodim paushal kushton mes 960-1850 euro, përcjell botasot.info.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat