Kosova pjesë e panairit të turizmit në Stamboll

Turizëm

Kosova pjesë e panairit të turizmit në Stamboll

Më: 26 janar 2017 Në ora: 18:28
Gjatë hapjes së panairit, shtandin e Kosovës e vizitoi Ministri i Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Nabi Avci.

Kosova po merr pjesë në panairin ndërkombëtar të turizimit EMITT, i cili mbahet në Stamboll të Turqisë nga sot deri më 29 janar, dhe i cili konsiderohet si njëri ndër pesë panairet më të mëdha në botë sa i përket numrit të vizitorëve të interesuar në fushën e turizmit.

Në këtë panair marrin pjesë mbi 5000 kompani dhe institucione nga 80 vende. Nga Kosova marrin pjesë bizneset që veprojnë në sektorin e turizmit në Kosovë dhe rajon.

Këtë herë vendnodhja e Kosovës gjendet në qendër të panairit, pranë Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë dhe pranë vendeve të njohura ndërkombëtarisht në këtë sektor siq janë India, Tajlanda etj. 

Përpos kompanive turke, interesim kanë shfaqur edhe kompani dhe institucione të ndryshme ndërkombëtare. Gjatë dy ditëve të para panairi do të jetë i hapur për përfaqësuesit e bizneseve simotra, kurse, gjatë dy ditëve pasues për palët e interesuara për të udhëtuar apo për t’i kaluar pushimet në Kosovë, ku kjo ngjarje do të jetë një mundësi shumë e mirë për t’i promovuar destinacionet më të bukura të Kosovës. Organizimi i pjesëmarrjes nga Kosova udhëhiqet nga Shoqata e Turizmit Alternativ të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat