Media zvicerane për turizmin: Shqipëria mund të zëvendësojë Spanjën

Turizëm

Media zvicerane për turizmin: Shqipëria mund të zëvendësojë Spanjën

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 17 prill 2017 Në ora: 10:19
Ilustrim

Shqipëria mundet përmes turizmit të kthehet në Spanjën e re: nga ky vit po rritet ky trend i ri udhëtimi, shkruan media zvicerane “20min”.
Hotele ndërkombëtare mezi gjen në Shqipëri. Por ofertat e para gjithëpërfshirëse veç po vijnë: “Baumeler Reisen” ka filluar këtë vit me katër turne. “Me ofertat e rezervimit jemi shumë të kënaqur,” thotë shefi Serge Brunner, përcjell botasot.info. Shqipëria qetëson njerëzit, të cilët zakonisht kanë parë shumë vende dhe kërkojnë diçka të re dhe të papritur.

Dhe disi origjinale: me bregdete mezi të ndërtuara, plazhe të boshatisura dhe çmime mjaft të lira me mëngjes ose meny kontinentale. “Ushqimi është rajonal dhe i gatuar në shtëpi. Ndonjëherë perimet dhe frutat vijnë nga kopshtet e tyre,” vijon Brunner. Kjo është e mundur, sepse nuk ka turistë të mjaftueshëm.

Një milion më shumë turistë

“Shqipëria në moment është në fazën e turizmit, insfrastruktura ka filluar të rregullohet, por akoma shumë veta nuk e dijnë,” sqaron Brunner. Numri i turistëve nga 2014 në 2016 është rritur për një milion në 4.7 milion. Një destinacion i ri me pasqyrë të Spanjës mund të lindë ngadalë.

Zviceranët akoma nuk rezervojnë me numër mjaft të madh në Shqipëri, por interes ka ishulli i Korfuzit ku ka udhëtime të përditshme drejt Butrintit në Shqipëri.

Alternativa e Spanjës

Bregdeti i Shqipërisë është më shumë se 350 kilometra e gjatë e shtrirë në detin Adriatik dhe Jon. Shqipëria mund të kthehet në alternativë e Greqisë, Kroacisë dhe Spanjës.

Lonely Planet e paraqiti për 2011 si destinacion Top Shqipërinë, ndërsa në 2016 për turistët është hapur edhe ishulli i Sazanit. Atje është ndërtuar një bunker anti-atomik nga regjimi komunist. Shqiptarët debatojnë sesi të shfrytëzojnë më mirë turizmin./Bota sot/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat