AKB me projekt për një turizëm të qëndrueshëm në Shqipëri

Turizëm

AKB me projekt për një turizëm të qëndrueshëm në Shqipëri

Më: 29 prill 2017 Në ora: 11:36
Ilustrim

Është ideja e krijimit të një modeli të turizmit të qëndrueshëm midis zonave bregdetare dhe atyre malore në Shqipëri.

Zona e përzgjedhur është Borsh-Kanionet e Nivicës –Zagorie, që do të bëjë të mundur krijimin e një produkti turistik të veçantë për Shqiperinë. Vizitorët e zonës bregdetare do të kenë mundësinë që në një kohë të shkurtër nga Borshi -Piluri dhe Qeparoi të mund të udhëtojnë në zonën malore të Kurveleshit për të gjetur peisazhe unikale dhe turizëm malor i kombinuar ky me atë bregdetar.

Në këtë mënyrë banorët e këtyre zonave të izoluara nga terreni do të kenë mundësi të përfitojnë nga turizmi bregdetar por në këtë mënyrë mund të zhvillojnë turizmin e tyre gjithëvjetor i lidhur ky edhe me bregdetit.

Kështu, krijohet një  energji pozitive që komunikon midis dy zonave duke krijuar mundësi të mëdha për turizmin. Për këtë arsye, prova e  parë e këtij koncepti po zhvillohet në fshatin e Nivicës, vendi nga ku fillojnë Kanionet e mrekullueshme të cilat bëjnë të mundur lidhjen e beregdetit me zonën malore.

Nga ky moment AKB do të zhvillojë këtë model duke provuar se me ide dhe punë  mund të zhvillohen produktet turistike shqiptare dhe zhvilluar zona të pa prekura nga turizmi.

Sëbashku me modelin e Via Egnatia dhe hapjen e Ishullit të Sazanit, Agjencia Kombëtare e Bregdetit, po zhvillon modele unikale për turizmin shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat