Për tre muaj, mbi 60 % e vizitorëve në hotele në Kosovë ishin të huaj

Turizëm

Për tre muaj, mbi 60 % e vizitorëve në hotele në Kosovë ishin të huaj

Më: 7 qershor 2017 Në ora: 11:01
Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Statistikat e Hotelerisë” në Kosovë për tremujorin e parë (TM1) të vitit 2017.

Në tremujorin e parë të vitit 2017, pjesë e anketës ishin 130 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës. Pjesa më e madhe e hoteleve sipas ASK-së gjenden në rajonin e Prishtinës, Gjakovës, Ferizajt, etj. Sipas anketës, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi ishte 10.11%.

Në këtë tremujor, numri i vizitorëve ishte 24 533, prej tyre 31.89 % ishin vizitorë vendorë dhe 68.11% ishin vizitorë të jashtëm. Kurse, numri i bujtjeve në TM1 2017 ishte 36 080, prej tyre 27.22 % e bujtjeve janë nga vendorët dhe 72.78 % janë nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka rajoni i Prishtinës me 15 047 vizitorë dhe 23 246 net-qëndrime.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, e kështu me radhë.

Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh i tyre ishte nga Shqipëria, Turqia, Gjermania, etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat