Turistët norvegjezë vizitojnë Parkun e Divjakës

Turizëm

Turistët norvegjezë vizitojnë Parkun e Divjakës

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 14:27
Parkun e Divjakës

Një grup turistësh të ardhur nga Norvegjia kanë mbërritur në Parkun e Divjakës, ku janë njohur me florën dhe faunën e zonës si dhe me mënyrën e menaxhimit të saj.

Të shoqëruar nga ciceronët e AdZM-së së parkut, ata vizituan Ishullin e Pelikanit, Lagunën e Mjellmave dhe vendqëndrime të tjera të shpendëve në lagunë.

Në librin e përshtypjeve ata lanë mbresat e tyre më të mira për këtë vizitë dhe premtuan rikthim të shpejtë së bashku me miqtë e tyre të rinj.

Divjaka nuk dominohet vetëm nga një natyrë  befasuese për peizazhet e saja por edhe për një mikpritje e kulinari tradicionale ku dominojnë prodhimet e detit dhe ato bujqësore të freskëta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat