“Der Spiegel”: Nga Durrësi në Stamboll, Via Egnatia ngjall kureshtjen

Turizëm

“Der Spiegel”: Nga Durrësi në Stamboll, Via Egnatia ngjall kureshtjen

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 26 qershor 2017 Në ora: 12:40
Via Egnatia ngjall kureshtjen e turistëve

Gjithmonë përmes Via Egnatia: Rruga antike romake, që dikur çonte nga zemra e Europës në kufijtë e kontinentit ka zgjuar përsëri kureshtjen. Kjo pasi kalon përmes Shqipërisë, Maqedonisë, Greqisë dhe Turqisë - duke filluar nga qyteti i portit Durrës, shkruan fillimisht magazina më e madhe e Europës, “Der Spiegel”.

Më pas media gjermane tregon për qytetet shqiptare nëpër të cilën kalon Via Egnatia.

Image

“Aty ku të rinjtë shkrepin selfie te “Ushtari i panjohur” ose pak metra tej Fast-food-eve, te gardhet e kontenjerëve të portit, fillon rruga Egnatia. Ose rruga mund të shkonte më në jug, si një degë e saj, në Fier. Në Kavajë ekziston një resort turistik Kamping pa Emer,” përcjell botasot.info. “Rrugës për në Elbasan, drejt lindjes së Shqipërisë së mesme, shkohet drejt te Çeliku i Partise, kur dikur punonte gjysma e qytetit. Aty janë pamjet e një fshati të braktisur ku gjenden rrënoja të mbetura metalike,  inxhinieri e braktisur elektrike, hekurishte dhe mobilje. Kush dëshiron ti gjejë këto, paguhet pesë euro në ditë, një rrogë normale për shumë shqiptarë.”

Image

Rruga Via Egnatia kalon përmes rrugës së ngushtë të Elbasanit, ku sot ndodhet gjimnazi katolik.

Profesori i sportit Andi Kongoli (45) është më shumë se i njohur për nxënësit pasi kaloi për tre orë me not kanalin mes Korfuzit dhe Sarandës. Dikur një vend i rëndësishëm për ata persona që kërkonin të largoheshin nga diktatura hoxhiste. 45 vjeçari kërkon që me not të shkojë nga Ohri në Pogradec, por marrëdhënie e komplikuar mes dy vendeve deri tani e kanë shmangur iniciativën e tij. Liqeni i Ohrit është i mbrojtur nga UNESCO.

Image

“Pasi Via Egnatia kalon përmes Strugës dhe Ohrit, vijon më tej drejt liqenit të Prespës që ndodhet në trekëndëshin kufitar mes Greqisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë. Këtu gjendet edhe male të bukura për ngjitje nga ku kanë prejardhjen dinastia e njohur greke “Boutaris”, ku njëri nga bijtë e saj sot udhëheq me komunën e Selanikut, Yiannis,” shkruan më tej media gjermane. “Përmes Greqisë veriore rruga shkon drejt deri në Stamboll, që sëbashku me Romën ishin dy metropolet më të njohura në antikitet.”/Bota sot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat