Telegraph: Rendit Beratin të dytin në listën e 30 qyteteve më të bukura në Evropë - Bota Sot
Telegraph: Rendit Beratin të dytin në listën e 30 qyteteve më të bukura në Evropë

Turizëm

E hënë, 11 dhjetor 2017

Telegraph: Rendit Beratin të dytin në listën e 30 qyteteve më të bukura në Evropë

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 14:38
Berati

Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm në “Facebook”, një shkrim të britanikes Telegraph që e ka renditur Beratin të dytin në listën e 30 qyteteve më të bukura në Evropë.

Në shkrim veçohet lagja e vjetër e Beratit, Mangalemi, e cila është një Trashëgimi Botërore e Unesco-s.

“Mirëmëngjesi dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë artikull të një prej mediave më të mëdha britanike, që e ka renditur Beratin të dytin në listën e 30 qyteteve më të bukura në Evropë duke veçuar se: “Mangalem, lagja e vjetër e qytetit të Beratit, ndodhet në brigjet e lumit Osum dhe është një Trashëgimi Botërore e Unesco-s. Në kohët mesjetare Berati ishte një qytet kufitar i Perandorisë Bizantine, siç dëshmon dhe kalaja e tij”, shkruan kryeministri Rama në postimin e tij. 

Linku i shkrimit origjinal e lexoni: http://www.telegraph.co.uk/travel/lists/The-30-most-beautiful-towns-in-Europe/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test