Fluks pushuesish në Shqipëri - Bota Sot
Fluks pushuesish në Shqipëri

Turizëm

E enjte, 14 dhjetor 2017

Fluks pushuesish në Shqipëri

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 17:07
Turizem

Sezoni turistik është ne kulmin e tij ne Shqipëri. Vetëm këtë të shtunë nga pikat e kalimit kufitar në vend, kanë hyrë dhe dalë mbi 100 mijë persona. Rrugëve iu shtuan edhe 30 mijë automjete që kaluan doganat, duke rënduar së tepërmi trafikun në vend. Fluksi më i madh i mbërritjes së pushuesve, sipas policisë, është në pikat kufitare te Morinës në Kukës dhe ajo e Muriqanit në Shkodër. Por numër i lartë turistësh kanë hyrë edhe nga Kakavija.

Për të përshpejtuar procedurat e hyrjes, policia kufitare ka shtuar sportelet e në të njëjtën kohë i ka kërkuar homologëve respektive të bëjnë edhe ata të njëjtën gjë. Ndërsa në pikat e tjera e kalimit kufitar procedura e hyrjes dhe e daljes është normale.

Ardhja e mijëra turistëve së bashku me automjetet e tyre ka shtuar ndjeshëm rëndimin e trafikut, sidomos në zonat bregdetare. Policia rrugore pohon se, situate të përkeqësuar ka në akset rrugore të qarqeve Vlorë, Durrës, Fier, Shkodër, Tiranë por deri më tani nuk ka bllokim të rrugëve nacionale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test