Financial Times sjell rrugëtimin në “Bjeshkët e Nemuna” - Bota Sot
Financial Times sjell rrugëtimin në “Bjeshkët e Nemuna”

Turizëm

E enjte, 14 dhjetor 2017

Financial Times sjell rrugëtimin në “Bjeshkët e Nemuna”

Më: 3 shtator 2017 Në ora: 06:41
ilustrim

Bukuritë marramendëse dhe ajri i jashtëzakonshëm i të ashtuquajturave Bjeshkë të Nemuna që shtrihen mes Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi kanë marrë vëmendjen e revistës prestigjoze Financial Times.

Autori i këtij shkrimi ka shkelur vetë në çdo centimetër të vargmaleve misterioze të Kosovës. Martin Fletcher nder reshta duket i mrekulluar me natyrën dhe jetën e kësaj zone, ku ndër të tjera shkruan se edhe jeta baritore ka mbetur e pandryshuar, pavarësisht trazirave politike që kanë zgjatur me dekada e numrit të madh e gjithnjë në rritje të vizitorëve.

Në tregimin e tij narativm, ku pothuajse në çdo reshta e pamje  lexohet admirim dhe emocion Martin Fletcher shkruan se me dhimbje në këmbë dhe mushkëritë që po shpërthenin u ndalëm në majën e shkëmbit të malit Gjeravica, malit më të lartë të Kosovës. “Ishte një përpjekje që ia vlejti” thotë ai, nga pikëpamja jonë prej 8714 metrave ne pamë disa prej pejsazheve më të egra më mahnitëse dhe më së paku të paprekura që kanë mbetur në Europë. Nën qiellin e kaltër dhe me ajër të pastër ne admironim majat e maleve dhe luginat e gjelbëra dhe të pacënuara që shtriheshin në çdo drejtim.

Kjo distancë e largët dhe misterioze malore, shumica e saj e arritshme vetëm në këmbë ofron më shumë se bukurinë. Ajo strehon barinjtë dhe kopetë e traditat e lashta baritore që ende nuk janë shkatërruar nga mekanizmi.

“Në fshatrat e izoluar shkuran Martin Fletcher gjurmët vazhdojnë të mbijetojnë nga një kod i sjellës shekullore që kombinon ekstremet e dënimit dhe bujarisë”, thuhet ndër të tjera në këtë artikull.  

Por vëmendjen e Fletcher gjatë gjithë këtij rrugëtimi e kishte marrë edhe emri i veçantë “Bjeshkët e Nemuna” që sipas kërkimit të tij në google i rezultonte që vetëm mallet shtriheshin në kufijtë e Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test