Turizmi nënujor: Shihni çfarë u zbulua në Shqipëri - Bota Sot
Turizmi nënujor: Shihni çfarë u zbulua në Shqipëri

Turizëm

E enjte, 14 dhjetor 2017

Turizmi nënujor: Shihni çfarë u zbulua në Shqipëri

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 13:10
Ilustrim

Turizmi nënujor është një degë e re e turizmit që po njeh rritje të ndjeshme edhe në Shqipëri.

Disa zhytës nga Çekia kanë zbuluar mbetjet e një nëndetëseje austriake, e mbytur në ujërat shqiptare një shekull më parë.

Nëndetësja U-16 u mbyt më 16 tetor të vitit 1916, pas një përplasje me anijen italiane Nembo dhe pas një sulmi që i erdhi nga avullorja italiane Bormida.

Zhytësit kanë bërë foto në një thellësi prej 60 metrash.

Pas krahasimit të fotografive, ata mendojnë se bëhet fjalë për nëndetësen austriake.

Megjithatë do duhet edhe një tjetër studim për të konfirmuar këtë fakt.

Mesa duket, pranë saj ndodhen edhe mbetjet e anijes italiane Nembo.

U-16 u ndërtua në vitin 1915 për të mbrojtur kufinjtë e monarkisë austro-hungareze.

Në atë vit ajo u sulmua dy herë nga anijet franceze, por pa sukses.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test