‘TripAdvisor’ rekomandon ishullin japonez si destinacionin më në trend për vitin 2018 - Bota Sot
‘TripAdvisor’ rekomandon ishullin japonez si destinacionin më në trend për vitin 2018

Turizëm

E diel, 19 gusht 2018

‘TripAdvisor’ rekomandon ishullin japonez si destinacionin më në trend për vitin 2018

Më: 9 janar 2018 Në ora: 14:30
Ishigaki

Ishigaki, një ishull i bardhë në arkipelagun Okinawa të Japonisë, është destinacioni më në trend i udhëtimit për vitin 2018 në ‘TripAdvisor’ – por mundësitë janë të mëdha se nuk keni dëgjuar më parë për këtë ishull.

Ishulli japonez ka arritur të futet në listën ‘Destinations on the Rise’, e cila përmes një algoritmi të veçantë e matë çdo vit vlerësimin e turistëve sa i përket akomodimit, restoranteve, atraksioneve, etj., të një vendi.

Ishigaki është më i madhi i Ishujve Yaeyama dhe është shtëpi e shumë plazheve të bardha, koraleve të rralla, maleve dhe pyjeve të magjishme.

Çmimi mesatar për një natë në ndonjërin nga këto hotele të këtij ishulli kushton rreth 150 euro për një natë.

Ndërsa hoteli më së miri i vlerësuar në ‘TripAdvisor’ është ai ‘Art Hotel Ishigaki’, në të cilin kushton rreth 100 euro nata gjatë muajit qershor.

Okinawa është emëruar edhe si Hawaii apo Bali i ri, ndërsa turizmi ndërkombëtar po rritet me një ritëm të shpejt.

Bloomberg’ më parë kishte raportuar se numri i vizitorëve në Okinawa është rritur 10.5% në vitin 2016.

Sidoqoftë, kjo është lista e plotë e top 10 vendeve të cilat kanë arritur të futen në listën ‘Destinations on the Rise’ të vitit 2018 në prestigjiozen TripAdvisor:

1. Ishigaki, Japoni.

2. Kapaa, Hawaii.

3. Nairobi, Kenya.

4. Halifax, Kanada.

5. Gda?sk, Poloni.

6. San Jose, Costa Rica.

7. Riga, Letoni.

8. Rovinj, Kroaci.

9. Nerja, Spanjë.

10. Casablanca, Moroko.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test