Ulqini një perlë e vërtet e trojave shqiptare - Bota Sot
Ulqini një perlë e vërtet e trojave shqiptare

Turizëm

E shtunë, 23 qershor 2018

Ulqini një perlë e vërtet e trojave shqiptare

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 23:32
Pamje nga videoja

Ulqini, një perlë e harruar në Adriatik. Si asnjëherë me parë me syrin e kamerës Gëzim Mavriq sjellë bukuri të pashkelura natyrore që ka Ulqini. Sa më shumë që e viziton aq më shumë vende të reja i zbulon. Nën titullin “Endless Summer – Adventure Awaits, Ulqin” do të keni mundësi që për herë të parë të shihni vendet më të bukura për “arratisje” në Ulqin.

Nga lindja në përëndim si dhe aventurat e ndryshme që ju mund ti përjetoni në Ulqin gjat gjithë verës, kjo është ajo se çfar përcjell kjo video.

E vjetra, siç janë ullinjtë e lashtë, shtëpizat e drurit në Bunë dhe vija bregdetare mbi 20 km që ofron Ulqini bashkjetojnë më së miri me kajtin (Kite Surfing, Diving, Boating), pishinat dhe rininë. Eksplorimi i vendeve që deri tani pothuajse kanë fjetur, janë zgjuar nga kjo vizitë e cila dita ditës do të shtohet pas vënjes në pah të tyre.

Kjo është edhe një video më shumë ndër të shumtat që ka realizuar Gëzim Mavriq mbi bukuritë e Ulqinit, me syrin spikatës dhe realizim teknik të nivelit botëror. Mavriq shprehet falenderues ndaj atyre që e përkrahin punën e tij, ku në këtë rast përkrahja më e madhe ka qënë nga Komuna e Ulqinit, Corona Extra, Restoran La Tavola, Eneida Apartments dhe Aquarius Beach.

Në këtë rrugëtim Gëzimi nuk është vetëm, por ka përkrahjen e shoqërisë të cilët njëjtë si ai e duan Ulqinin. “E shetita botën, qetësi nuk gjej, e kalova oqeanin të gjith janë humb... Ulqini është vendi më i bukur, bota duhet ta mësojë këtë gjë, ëndrra ime do të realizohet edhe falë zhvillimit teknologjik, të gjithë do të dëgjojnë dhe do ta vizitojnë Ulqinin” shprehet Gëzim Mavriq.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test