Festa e midhjes në Ksamil. Saranda përgatitet për sezonin turistik - Bota Sot
Festa e midhjes në Ksamil. Saranda përgatitet për sezonin turistik

Turizëm

E mërkurë, 22 gusht 2018

Festa e midhjes në Ksamil. Saranda përgatitet për sezonin turistik

Më: 13 maj 2018 Në ora: 20:41
Ksamil

Festa e midhjes në Sarandë hyri këtë vit në edicionin e saj të pestë. Si vitin e kaluar, edhe sivjet, festimet janë zhvendosur më pranë liqenit në Ksamil, vendi ku ajo prodhohet.

Në festë morën pjesë edhe përfaqësues të qeverisë. Ministri Gjiknuri tha se ky promovim tregon jo vetëm që midhja është “mbretëresha” e Butrintit, por edhe që Saranda vazhdon të mbetet “mbretëresha” e turizmit.

“Këtu shikojmë pjesëmarrje të madhe të njerëzve dhe në Sarandë ka një numër të madh të turistëve që në këtë periudhë dhe kjo tregon që janë premisat për një sezon të mrekullueshëm turistik”, deklaroi ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri.

Për kryetaren e Bashkisë së Sarandës, midhja është simbol i turizmit dhe kulinarisë së qytetit bregdetar.

“Të gjithë vizitorët, të gjithë turistët, vendas dhe të huaj, t’i bashkohen kësaj feste që gjatë gjithë verës të bëhet herë pas herë, pse jo”, u shpreh kryebashkiakja e Sarandës, Floriana Koka.

Këtë fundjavë, Ksamili priti qindra vizitorë që shijuan midhje të përgatitura nga më shumë se 30 shefa restorantesh, por pjesë e kësaj atmosfere festive ishin edhe fermerët, të cilët ekspozuan në forma të ndryshme midhjet, që këtë vit kanë rritje me 20% të prodhimit.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test