Një ftesë për t’i vizituar Plavën dhe Gucin - Bota Sot
Një ftesë për t’i vizituar Plavën dhe Gucin

Turizëm

E hënë, 24 shtator 2018

Një ftesë për t’i vizituar Plavën dhe Gucin

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 08:09
Presidenti shqiptar Ilir Meta sjell pamje të këtyre viseve të jashtëzakonshme bashkë me ftesën për t’i vizituar ato sa më parë.

Vetëm 3 orë rrugë larg nga Tirana, Plava e Gucia ofrojnë pamje të jashtëzakonshme dhe një mundësi të shkëlqyer për të pushuar ndryshe në këtë sezon veror.

Në përfundim të vizitës së tij në Plavë e Guci, Presidenti shqiptar Ilir Meta sjell pamje të këtyre viseve të jashtëzakonshme bashkë me ftesën për t’i vizituar ato sa më parë.

“Në përfundim të vizitës sime të mrekullueshme në Plavë e Guci nuk mund të mos ju përshëndesja me një video të përgatitur aq mjeshtërisht nga fotografi i shquar shqiptar, Alex Selimaj. I ftoj të gjithë ata që nuk e dinë, se rruga nga Tirana në Vermosh është e shkëlqyer dhe ju mundëson që për rreth 3 orë të shkoni në Plavë e Guci, për të parë këto vise të jashtëzakonshme, të pakrahasueshme dhe hyjnore”, shprehet Presidenti.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test