Këpurdha të fërguara, receta që do t’ju bëjë të harroni mishin

Ushqime

Këpurdha të fërguara, receta që do t’ju bëjë të harroni mishin

Më: 17 mars 2021 Në ora: 08:00
Foto ilustrim

Këpurdhat janë zëvendsëimi i shkëlqyer për mishin, sidomos nëse jeni vegjetarian.

Por edhe nëse konsumoni mishin, kjo recetë do t’ju bëj të harroni mishin dhe të gatuani këtë recetë me këpurdha të paktën një herë në javë, shkruan portal arbresh.info

Përbërësit:
400gr thërrime buke
100 gr miell
150ml qumësht
1 lugë gjelle lëng limoni
Disa këpurdha të mëdha
Kripë, piper sipas dëshirës
6 lugë majdanoz të grirë

Përgatitja:

Së pari përzieni majdanozin dhe thërrimet e bukës në mikser dhe më pas shtoni kripë dhe piper. Më pas vendosni qumshtin në një enë dhe  më pas shtoni lëngun e limonit dhe lëreni të qëndrojë ashtu për 10 minuta, shkruan arbresh.info .
Atëherë pastroni këpurdhat dhe ndani ato në feta, rreth 1cm të trashë. Më pas merrni këpurdhat e ndara (nga një copë) dhe e zhytni në enën ku është qumshti, më pas e vendosni në miell dhe në fund te përgatitja me thërrima buke dhe majdanoz dhe menjëherë i vendosni në tigan për fërgim.
Tiganin me vaj duhet të jetë i ngrohur para se të vendosen këpurdhat për fërgim.
Këpurdha duhet të fërgohet deri sa të merr ngjyrë të argjendë.
Këtë recetë mund ta shërbeni me turshi, qepë, piper të kuq dhe limonadë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat