Ashurja është një ëmbëlsirë turke që është përgatitur prej kohësh në familjet shqiptare, sidomos sot në festën e Sulltan Nevruzit.
Nëse doni ta përgatisni vetë në shtëpitë tuaja, më poshtë gjeni recetën dhe mënyrën e përgatitjes.
Përbërësit
Për 4 persona
300 gr grurë për ashure (grurë të rrahur)
100 gr sheqer të bardhë ose kafë
100 gr arra
100 gr bajame
100gr lajthi
50 gr rrush të thatë
3-4 fiq të thatë
3-4 karafila
Disa kokrra shegë për zbukurim (sipas dëshirës)
2 lugë të vogla kanellë
2-3 lugë niseshte (sipas dëshirës)
Pak kripë
Hapat
1 Vendosim rrushin e thatë në një enë me ujë të ngrohtë për 15 minuta që të zbutet.
Lajmë mirë grurin dhe e ziejmë në zjarr të ngadaltë me rreth 2-2.5 l ujë derisa të zbutet plotësisht.
I shtojmë sheqerin, pak kripë, rrushin e thatë të shtrydhur nga uji i tepërt, fiqtë e thatë të prerë hollë, kanellën, karafilin dhe arrat e grira duke hequr mënjanë disa për zbukurim.
Në këtë moment, mund të lëmë që lëngu i ashures të trashet vetë duke rritur kohën e zierjes dhe duke e përzier vazhdimisht, apo të shtojmë pak niseshte të tretur në ujë të ngrohtë, për të reduktuar kohën e përgatitjes.
E lëmë në këtë mënyrë të ziejë edhe për pak minuta dhe e shpërndajmë ashuren në tasa duke e spërkatur sipër me pak kanellë, disa kokrra shegë dhe me arrat e mbetura.
E vendosim në frigorifer dhe e konsumojmë të ftohtë.