Shega ka ndikim në sistemin kardiovaskular

Ushqime

Shega ka ndikim në sistemin kardiovaskular

Më: 10 janar 2017 Në ora: 11:25
Ilustrim

Shumë studime kanë vërtetuar se shega është një nga frutat më shëruese në botë për shkak të ndikimit të dobishëm në sistemin kardiovaskular dhe nervor.

Doza ditore e ekstraktit të shegës, mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut dhe kolesterolit të keq.

Konsumi i shegës mund të reduktojë rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës në masën 17%.

Përveç dobive për zemrën dhe enët e gjakut, përbërësit e shegës pengojnë zhvillimin e kancerit të gjirit, prostatës, zorrës së trashë, si dhe parandalojnë ndryshimet të çilat nxisin zhvillimin e kancerit.

Acidet yndyrore që përmban ky frut, reduktojnë ënjtjet dhe dhimbjet në muskuj, shkruan noa.al. Shega është e pasur me fitoestrogjene, të cilat lehtësojnë simptomat e menopauzës dhe para menopauzës si ndryshimi i humorit, djersitja gjatë natës dhe mungesa e libidos.

Përveç këtyre që u theksuan, lëngu i shegës përmirëson edhe funksionin erektil dhe rrit kualitetin e spermës, shkruan living. Mundësitë për përdorimin e shegës janë të mëdha, nga ajo mund të përgatiten xhelatina, ëmbëlsirat, shurupet, lëngjet, likeret, vera, uthulla dhe çaji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat