Reçeli i veçantë i bredhit

Ushqime

Reçeli i veçantë i bredhit

Më: 24 janar 2017 Në ora: 15:08
Reçeli i bredhit

Në stinën e dimrit, bredhat dhe pishat zbukurohen me boçet karakteristike, që i japin këtyre pemëve të dashura nuanca festive. Gjethet halore të tyre janë të buta, me një aromë agrumesh që të sjell ndërmend gjithçka të mire.

Gjethet halore të bredhit dhe pishës janë të mbushura me vitaminë C. Sipas Agroweb me to ju mund të përgatisni shurup special që u jep pijeve një shije ekstra, ose uthull duke i vendosur gjethet halore në një uthull molle dhe kombinuar së bashku.

Shija që do të përftoni është e mrekullueshme. Njësoj do të habiteni nëse provoni reçelin e lehtë të bredhit që shkon shumë me djathë dhe ëmbëlsira. Këpusni gjethet halore kur kanë ngjyrën e gjelbër të çelët. Nëse kanë nuancën kafe, atëherë pastrojini me duar, por gjithmonë kujdesuni që të këpusni degët me kujdes.

6 filxhanë me gjethe halore 6 filxhanë me ujë 2 filxhanë me sheqer gjysëm filxhani me lëng limoni 5 lugë gjelle me pektinë (mpiksës ëmbëlsirash) Çerek filxhani me mjaltë të një cilësie të lartë dhe reçeli është gati. Ky reçel mund të konsumohet brenda një viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat