Si të përgatisni rizoto me spinaq

Ushqime

Si të përgatisni rizoto me spinaq

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 10:25
Rizoto me spinaq

Rizoto me lëng pule është me siguri një ndër pjatat e parapëlqyera, por në këtë recetë përfshin edhe një përbërës të veçantë, spinaqin.

Përbërësit:
390 gr oriz
1 qepë
325 gr spinaq
1 thelpi hudhër
1 gotë verë e bardhë
300 gr djathë (parmixhan, gouda etj)
Lëng pule/ujë
Vaj
Piper i zi

Përgatitja:
Lajeni fillimisht spianqin dhe kullojeni me anë të një kullese. Vendosni një tigan me pak vaj në zjarr dhe shtoni në të hudhrwn e copëtuar.
Gatuajeni derisa të marrë një ngjyrë të artë dhe shtoni në të spinaqin e prerë dhe kaurdiseni për rreth 5 minuta.
Hidhini në një pjatë dhe lërini mënjanë. Në po atë tigan shtoni pak vaj dhe kaurdisni qepën derisa të zbutet dhe më pas hidhni në të edhe orizin të skuqet.
Shuajeni me verën e bardhë dhe pas 2 minutash shtoni në të pak lëng pule ose ujë, mjaftueshëm sa për të mbuluar orizin.
Pasi ta përthithë atë, shtoni edhe pak lëng dhe lëreni të ziejë për rreth 20 minuta. Shtoni në të djathin e grirë dhe spinaqin e përgatitur dhe përziejini që të kombinohen me njëri –tjetrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat