Vegjetarianët jetojnë më gjatë se ata që e hanë mishin

Ushqime

Vegjetarianët jetojnë më gjatë se ata që e hanë mishin

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 10:26
Ilustrim

Ka shumë studime që e thonë se vegjetarianët jetojnë më shumë se sa ata që hanë mishin, shkruan The Indepenent.

Për shembull, një studim me rreth 95,000 njerëz në SHBA, ka zbuluar se vegjetarianët janë për 12% më pak të rrezikuar nga sëmundje të ndryshme.

Njerëzit që janë vegjetarianë, jetojnë më gjatë dhe më mirë se sa ata që e hanë mishin, për shkak se në përgjithësi ata kanë një stil më të shëndetshëm jete.

Hanë më shumë fruta të freskëta dhe perime, ushtrojnë rregullisht, pinë më pak alkool dhe nuk e konsumojnë duhanin.

Të gjitha këto ndikojnë në jetëgjatësinë tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat