Picë për mëngjes me vezë dhe proshutë

Ushqime

Picë për mëngjes me vezë dhe proshutë

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 11:30
Picë me vezë dhe proshutë

Kjo picë e thjeshtë e ndarë në copëza është ideale për mëngjesin e ditës së shtunë. Mjaft u menduat se çfarë të përgatisni për një vakt për të gjithë familjen.

Përbërësit:
1 petë brumi e gatshme e hapur
½ filxhan çaji salcë kosi
½ filxhan çaji djathë i grirë
4 feta proshutë e tymosur
4 vezë
Rozmarinë e grirë
Kripë
Piper

Përgatitja:
Parangrohni furrën në 180 gradë C. Në një tavë pjekjeje shtroni një letër pjekjeje, spërkateni me miell dhe vaj dhe vendosni petën e gatshme.
Futeni petën të piqet për 8 minuta në 200 gradë C derisa të marrë ngjyrë kafe. Në një tas shtoni salcën e kosit dhe djathin.
Përzieni derisa të jetë krijuar një krem homogjen. Përhapeni me anë të një lugë mbi petë. Shtroni fijet e proshutës.

Sipër tyre shtoni vezët e sapodala nga guacka. Spërkatini me kripë dhe piper të zi secilën nga vezët.
Futeni tavën të piqet derisa vezët të jenë mpiksur për 12 minuta. Shtoni sipër rozmarinën e tharë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat