Koha kur duhet konsumuar karbohidratet që të mos shtoni peshë

Ushqime

Koha kur duhet konsumuar karbohidratet që të mos shtoni peshë

Më: 13 mars 2017 Në ora: 15:26
Ilustrim

Si është puna me karbohidrate? Duhet konsumuar , apo duhet shmangur tërësisht?

Përgjigjen për këtë e ka dhënë nutricionistja Michelle Adams-Arent, e cila shpjegon se si duhet konsumuar ato në mënyrë që t’i sjellin vetëm të mira trupit tuaj. Sipas saj koha më e përshtatshme për t’i konsumuar është mëngjesi dhe periudha kur ushtroni.

Kjo për arsye se trupi e ka më të përshtatshme t’i përdorë ato në këtë kohë.

Ndërsa nuk parapëlqehet që ato të konsumohen gjatë natës, apo kohën kur vetëm qëndroni – pa pasur ndonjë aktivitet, për arsye se në këtë formë ju bëjnë vetëm të shtoni peshë.

Arent thotë se konsumimi i tyre, duke qëndruar në një vend, është sikur ta shkelësh pedalen e gazit të makinës deri në fund, duke mos ecur nga vendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat