Ushqimi tek foshnjat në gjashtëmujorin e parë

Ushqime

Ushqimi tek foshnjat në gjashtëmujorin e parë

Më: 14 mars 2017 Në ora: 21:50
Foto ilustrim

Foshnjat janë gati për të filluar ushqim të zakonshëm në periudhën nga 4-6 muaj, vetëm dhe vetëm kur paraqesin shenjat e duhura, të cilat janë:

Foshnja është në gjendje të komandoj kokën anash dhe lart – poshtë, gëlltitet duke përdorur edhe pjesën e parme të gjuhës, tregon interes ndaj ushqimit të më të rriturve të pranishëm.

Rregullat bazë për muajt e parë janë:

Mosha 4-6 muaj

Filloni drithërat e gatshme të pasuruara me hekur, të përgatitura enkas për këtë moshë, të shoqëruara me qumështin e gjirit ose formulës ose ujë.

Filloni mishin e kuq të bluar shumë imët, fasulet, zarzavatet dhe frutat të bluara në formë pureje të hollë dhe nga pak. Kjo moshë paraqet rrezik të lartë të mungesës së hekurit dhe për këtë arsye rekomandohen mishi dhe legumet.

Bananet, mollët e ziera, dardhat, patatet e ëmbla dhe mielli i orizit janë ndër më miqësorët si fillim.

Mosha 6-8 muaj

Filloni me perime dhe fruta të shtypura, si dhe lëng frutash të holluar, në sasi të vogla.

Mosha 8-10 muaj

Filloni bukë dhe drithëra të tavolinës (ushqime që konsumohen edhe nga të rriturit, por sigurisht në formë të zbutur)

Filloni kosin

Filloni copëza zarzavatesh dhe frutash të gatuara derisa të bëhen të buta.

Gradualisht filloni pjesë të plota mishi, djathi, gjellësh, vezësh dhe fasule të shtypura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat