Njerëzit që hanë djathë janë më të hollë

Ushqime

Njerëzit që hanë djathë janë më të hollë

Më: 16 mars 2017 Në ora: 17:27
Djathi, ilustrim

Një studim i bërë nga kolegji universitar i Dablinit ka përfunduar që njerëzit që hanë djathë, në të vërtetë janë më të hollë se ata qe nuk hanë , dhe nuk iu rritet niveli i kolesterolit.

Shkencëtarët e studiuan impaktin e të ngrënit produkte te qumështit në 1.500 persona mes moshave 18-90, shkruan The Independent.

Ata gjetën se njerëzit që konsumojnë më shumë produkte qumështi, kishin indeks më të ulët të  masës trupore, më pak përqindje të yndyrës në trup, bel më të hollë si dhe shtypje më të ulët të gjakut.

Kjo shkon kundër këshillës shëndetësore akuale që mbron marrjen e kufizuar të yndyrërave (qe gjenden në djathë) në mënyrë që t’i mbajë nivelet e kolesterolit më poshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat