Krem Chantilly me kafe

Ushqime

Krem Chantilly me kafe

Më: 18 mars 2017 Në ora: 12:02
Krem Chantilly me kafe

Përbërësit:

5 dl qumësht
6 të bardha veze
125 g sheqer
40 g miell
10 g kokrra kafeje
2 dl pana e freskët
Liker kafeje
Gjalpë

Përgatitja
Përzje përbërësit. Rrih të bardhat e vezëve bashkë me sheqerin, derisa të bëhët një përzierje shkumëzuese. Shto miellin dhe përzieje vazhdimisht. Copëto me rrahësen e mishit kokrrat e kafesë, lër mënjanë një pjesë të tyre dhe pjesën tjetër zieje bashkë me qumështin dhe më pas filtroje lëngun. Hidhe mbi masën e përgatitur më parë, përzieje mirë dhe vendosi në zjarr të ulët derisa të trashet, duke e përzier vazhdimisht. Hidhi përzipër pak gjalpë dhe lëre të ftohet. Rrih panën, bashkoje me kremin dhe ndaje në 6 kupa, në fundin e të cilave të kesh hedhur më parë nga një lugë liker kafeje. Hidh përsipër pluhurin e mbetur të kafesë dhe servire të ftohtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat